Veseli promovon vetëm gjashtë kandidatë të PDK-së për kryetar komune

Veseli promovon vetëm gjashtë kandidatë të PDK-së për kryetar komune

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, me rastin e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 22 tetor, ka vendosur që përmes videove të promovojë kandidatët e partisë së tij për kryetarë të komunave.

Që nga fillimi i fushatës, më 22 shtator e deri tash ai ka përcjellur kandidatët e tij për kryetarë të komunave çdo ditë në qytet ku ata synojnë të bëhen kryetarë komune.

Këto aktivitet Veseli i ka bërë publike edhe në llogarinë e tij në Facebook përmes fotove dhe videove.

Ndërsa po shkojmë drejt përfundimit të fushatës zgjedhore. Veseli ka vendosur që përmes një video të tregoj kandidatët për të cilët duhet votuar sipas tij.

Mirëpo në këtë video ai nuk ka përmbledhur të gjithë. Veseli ka përfshirë vetëm gjashtë kandidatë, në mesin e tyre edhe kandidatë të cilët janë me akuza.

Ndërsa trembëdhjetë të tjerë i ka lënë jashtë kësaj video.

E di se Kosova ka nevojë për ndryshim. I kam dëgjuar shqetësimet tuaja. I di shpresat dhe ëndrrat tuaja. Dhe ne po përgjigjemi. Shikojeni dhe shpërndajeni. #PDK94 #ForcaENdryshimit

Posted by Kadri Veseli on Monday, 16 October 2017

Kandidaten për komunë të Mitrovicës, Valdete Idrizi, Shaqir Totajn për komunë të Prizrenit, Lirak Çelajn për kryetar të komunës së Prishtinë, Sabiha Shala Pejë, Idriz Vehapin për kryetar të komunës së Rahovecit janë njerëzit të cilët din t’i zgjedhin problemet sipas Veselit.

Por që deputeti Zenun Pajaziti, i cili është duke kandiduar për kryetar të komunës së Gjilanit, nuk shihet në videon të cilën Veseli ka promovuar kandidatët e partisë së tij.

Teksa Sokol Bashota i cili po kandidon edhe për një mandat tjetër për komunën e Klinës, e që është i akuzuar për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar dhe raportim të rremë të pasurisë, shihet si një nga njerëzit që duhet të jetë në krye të një komune sipas Veselit.

Përveç Zenun Pajazitit mungon edhe kandidati për kryetar të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci./Insajderi.com