Veseli, Qeverisë: Ç’bllokohuni dhe mos udhëhiqni me inate

Kadri Veseli i ka dëshiruar qeverisë çbllokim. Gjithashtu i ka kërkuar që të mos qeverisë me inate. Sipas liderit të PDK-së, ekonomia e dobësuar nga pandemia është problem i të gjithëve, prandaj edhe zgjidhja duhet të vijë në konsultim me të gjithë.

Veseli, Qeverisë: Ç’bllokohuni dhe mos udhëhiqni me inate

Kadri Veseli i ka kërkuar ç’bllokim qeverisë. Gjithashtu udhëheqje pa inate në raport me opozitën.

Sipas kryetarit të Partisë Demokratike, këto dy qasje – bllokuese dhe inatxhike – janë dy arsyet përse nuk po kalon as Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili dështoi sot për të gjashtën herë të përkrahet nga deputetët në Kuvend.

Veseli, duke u prononcuar derisa vizitonte një fabrikë për prodhimin e pelenave në Kosovë, tha se sikur Hoti të ulej e të bisedonte me Odat e bizneseve e gjithashtu me partitë politike, do gjendej një zgjidhje e përbashkët.

“Të ç’bllokohet Qeveria, nuk duhet të udhëheq me inat edhe mundës ndaj opozitës, duhet të ulet bashkërisht me ne, ta tejkalojë situatën ekonomike të cilën e kemi bashkërisht, edhe të mos prodhoj lajme të cilat kanë vetëm qëllim social, duke u munduar të joshë përmes trustit pensional, për arsye se nuk është trusti e vetmja zgjidhje”, ka pohuar Veseli, njofton Insajderi.

Nga Topnica e Kamenicës, ai ka dhënë një opsion të tijën për dalje nga kriza.

“Është prodhimi, këto fabrika, rrotullimi i këtyre makinerive ajo që e zgjedh problemin ekonomik dhe social në Republikën e Kosovës”./Insajderi.com