fbpx

Veseli: Qytetarët të vendosin a duhet vazhduar apo jo partneriteti me ndërkombëtar

Veseli: Qytetarët të vendosin a duhet vazhduar apo jo partneriteti me ndërkombëtar

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli , ka pritur sot në takime lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairí O’Connell dhe atë të Kroacisë, Marija Kapitanoviq, të cilët i ka falënderuar për kontributin dhe bashkëpunimin e vendeve të tyre pë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Veseli nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij ‘Facebook’ ka thënë se Kosova në njërën anë e ka arrite pavarësinë duke ndërtuar partneritet të fuqishëm me ndërkombëtarët.

“Mëngjesin e sotshëm e kalova me disa miq ambasadorë që po përfundojnë mandatin e tyre në Kosovë. Ambasadorit britanik, Ruairí O’Connell dhe ambasadores kroate, Marija Kapitanoviq, iu shpreha mirënjohjen për kontributin e dhënë gjatë kohës që kanë shërbyer në Kosovë dhe iu urova punë të mbarë në detyrat e tyre të ardhshme. Kosova e arriti pavarësinë e saj fal luftës së guximshme të UÇK-së nga njëra anë dhe duke ndërtuar një koalicion të fuqishëm me partnerët ndërkombëtarë nga ana tjetër”, ka shkruar Veseli.

Tutje Veseli ka shkruar se në zgjedhjet e ardhshme qytetarët do të vendosin nëse Kosova do të vazhdoj t’i forcojë marrëdhëniet e saja me aleat apo t’i trajtojë partneret tanë si armiq.

“Një nga temat për të cilat qytetarët do të duhet të vendosin në zgjedhjet e ardhshme është nëse Kosova do të vazhdojë të forcojë marrëdhëniet e saj të veçanta me aleatët tanë apo do t’i trajtojë partnerët tanë si të ishin armiq dhe të përpiqet të mbijetojë e vetmuar”.

Në fund, Veseli ka thënë se duhet ruajtur marrëdhëniet me SHBA-të sepse nëse dëmtohet kjo lidhje, më së shumti dëmtohet vetë Kosova.

“Unë gjithmonë kam besuar në partneritet. Unë mendoj se për të pasur sukses dhe prosperitet, duhet të ruajmë marrëdhëniet speciale që kemi ndërtuar me SHBA-të dhe BE-në. Unë jam i bindur se duke dëmtuar këtë lidhje dëmtohet Kosova, prandaj ne nuk duhet ta lejojmë që të ndodh kjo gjë”, ka shkruar Veseli. /Insajderi.com