nuk mërzitem

Veseli: Serbia ka bërë krime dhe jo shqiptarët

"Historia e Kosovës një herë është shkruar dhe populli ynë ka qenë i rreshtuar drejt. Kurrë askush nuk mund ta ndryshojë atë".

Veseli: Serbia ka bërë krime dhe jo shqiptarët

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka thënë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e shenjtë dhe se askush nuk mund të ndryshojë historinë e Kosovës.

Në një postim në Facebook, Veseli ka komentuar edhe një herë propozim-aktakuzën e Speciales në Hagë ndaj tij dhe presidentit Hashim Thaçi, duke thënë se ai që ka qenë luftëtar nuk mërzitet për një gjë të tillë, pasi e di arsyen e luftës për liri.

“Prej ditës së parë kam qenë në UÇK dhe do t’i shërbej kombit tim deri në fund. Serbia ka bërë krime dhe jo shqiptarët. Po të jetë nevoja, do ta mbrojmë me fakte edhe njëherë luftën e drejtë çlirimtare ndaj akuzave të pabazuara”, ka shkruar Veseli.

Postimi i plotë:

Ai që ka qenë luftëtar, nuk mërzitet sepse e di pse ka luftuar. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e shenjtë dhe luftëtarët e lirisë kanë mbrojtur popullin, familjet, shtëpitë dhe nderin e tyre.

Prej ditës së parë kam qenë në UÇK dhe do t’i shërbej kombit tim deri në fund. Serbia ka bërë krime dhe jo shqiptarët. Po të jetë nevoja, do ta mbrojmë me fakte edhe njëherë luftën e drejtë çlirimtare ndaj akuzave të pabazuara.

Historia e Kosovës një herë është shkruar dhe populli ynë ka qenë i rreshtuar drejt. Kurrë askush nuk mund ta ndryshojë atë.

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen.