Veseli: Serbia ka për t’u përgjigjur – kriminelët do të dënohen

Veseli: Serbia ka për t’u përgjigjur – kriminelët do të dënohen

Kryeparalamentari Kadri Veseli, ka vizituar sot vendin ku ruhen eksponatet e rrobave të të vrarëve në luftën e fundit në Kosovë, nga ku tha se për krimet që kanë ndodhur ndaj shqiptarëve ka për t’u përgjigjur Serbia.

“Serbia duhet të distancohet nga krimet që kanë ndodhur dhe të dënohen kriminelët”, është shprehur Veseli.

“E kemi për obligim që këto rroba të fëmijëve të vrarë të mos i varrosim. Ato do të vendosen në Muzeun e Gjenocidit. Ne duam paqe, nuk duam konflikt, duam të ardhme, por nuk do ta lëmë askënd të na nguc. S’ka qare pa ardh drejtësia”, tha Veseli.

Sipas Veselit, drejtësia do të ndodhë përmes krijimit të Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin serb.

Ndërsa drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka thënë se deri në vitin 2004 kufomat e personave të vrarë në luftë janë varrosur bashkë me rroba.

“Por pas këtij viti është marrë iniciativa që në rastet tjera ato të ruhen në mënyrë që të dëshmohen krimet që kanë ndodhur në Kosovë”, tha Gërxhaliu.

Ai ka thënë se aktualisht ruhen 948 pako të personave të vrarë më gjësende dhe rroba.