Veseli shërohet nga Coronavirusi, apelon qytetarët që të respektojnë masat

Veseli shërohet nga Coronavirusi, apelon qytetarët që të respektojnë masat

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është shëruar nga Coronavirusi, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur në faqen zyrtare të PDK-së, pas qëndrimit në izolim sipas dhëzimeve të profesionistëve shëndetësorë dhe rekomandimve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), kreu i kësaj partie është kthyer me punët e përditshme në këtë subjekt politik.

“Kryetari Veseli shërohet nga Covid-19, bën thirrje për kujdes e respektim të masave

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është shëruar nga Covid-19. Pas qëndrimit në izolim sipas udhëzimeve të mjekëve dhe rekomandimeve të IKSHP-së, Veseli është kthyer me punët e përditshme në parti”, thuhet në njoftim.

Madje tutje thuhet se Veseli ka bërë thirrje për të gjithë që të respektojnë masat në mënyrë që të ruajnë veten dhe të tjerët nga kjo sëmundje.

“Faleminderit të gjithëve që më qëndruat afër gjatë kësaj kohe. Nuk kam pasur simptoma të rënda, por nuk ishte edhe situatë e lehtë izolimi. Shfrytëzoj rastin të kërkoj nga ju që t’i mbani maskat, ta ruani distancën dhe t’i pastroni duart sa më shpesh, për ta ruajtur veten dhe të tjerët nga kjo sëmundje”, ka thënë Veseli. /Insajderi.com/

Kryetari Veseli shërohet nga Covid-19, bën thirrje për kujdes e respektim të masave

Kryetari i PDK-së, Kadri…

Posted by Partia Demokratike e Kosovës – PDK on Thursday, August 6, 2020