Veseli shpërfill rregullat për mbrojtje nga koronavirusi – përqafohet me qytetarë

Veseli shpërfill rregullat për mbrojtje nga koronavirusi – përqafohet me qytetarë

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka shkelur rregullat e autoriteteve shtetërore për mbrojtje nga koronavirusi (COVID-19), në një vizitë që ka realizuar të hënën në veri të vendit.

Veseli ka shkuar në vizitë tek banorët shqiptarë të komunave veriore të Leposaviqit dhe Zveçanit pa maskë mbrojtëse nga koronavirusi.

Madje, pamjet e filmuara nga agjencia e lajmeve KosovaPress, shfaqin kreun e PDK-së teksa përshëndet dhe përqafon qytetarët. Nuk përfill rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë për mbajtje të distancës prej dy metrave.

Veseli nga Mitrovica e Veriut: Qeveria nuk është dashur të krijojë konfuzion

Veseli nga Mitrovica e Veriut: Qeveria nuk është dashur të krijojë konfuzion

Gepostet von Insajderi am Montag, 6. April 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar të hënën se nga testimet e bëra sot kanë rezultuar 20 raste pozitive me coronavirus, duke e dërguar kështu në 165 numrin e të prekurve në Kosovë.

Po ashtu bëhet e ditur që një pacient është shëruar derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri me sot është njëzet e katër (24). /Insajderi.com