Veseli sulmon VV-në – flet për ‘takimin’ e Gjuriqit me Sveçlën

Veseli sulmon VV-në – flet për ‘takimin’ e Gjuriqit me Sveçlën

Ish-komandanti i UÇK-së, Kadri Veseli, sot është intervistuar për tri orë në Gjykatën Speciale.

Ai për Klan Kosova ka sulmuar disa nga zyrtarët e vendit që u ‘takuan’ me Marko Gjuriqin në Tiranë. Veseli ka deklaruar se kur Gjuriq e mohon Masakrën e Reçakut, zyrtarët kosovarë takohen me të.

“Nuk është çështja te ajo se çfarë bën Vuçiqi apo Gjuriqi, por çfarë bëjmë ne?. Në momentin kur ai e mohon Masakrën e Reçakut zyrtarët tonë takohen me Gjuriqin në Tiranë. Ironia e parë: Gjuriqi e mohon masakrën, zyrtarët tonë takohen me të si pa të keq e me njëri-tjetrin nuk takohen as në Tiranë as në Beograd”, ka deklaruar ai.