Veseli thotë se Dogana e Kosovës është bërë shembull për rajonin

Veseli thotë se Dogana e Kosovës është bërë shembull për rajonin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK), Kadri Veseli ka takuar sot zyrtarë të Doganës së Kosovës, me ç’rast ka bërë të ditur se me ta ka diskutuar për ndryshimet që janë bërë në sistemin doganor.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Veseli ka shkruar se pas këtyre ndryshimeve atyre ju kanë lehtësuar dhe përshpejtuar puna.

“Ata më treguan se sa iu është lehtësuar dhe përshpejtuar puna e tyre e përditshme me doganat si pasojë e reformave të viteve të fundit. Heqja e burokracive dhe masat kundër korrupsionit e kanë bërë Doganën e Kosovës shembull për tërë rajonin”, ka shkruar Veseli.

Tutje, Veseli ka thënë se “Lufta kundër korrupsionit ka siguruar më shumë fonde publike, të cilat tani mund t’i investojmë për të krijuar mundësi të reja dhe për t’i mbajtur të rinjtë këtu, duke krijuar një të ardhme më të mirë për Kosovën”. /Insajderi.com