Veseli thotë se presidenti mund të zgjedhet brenda pak ditësh

Veseli thotë se presidenti mund të zgjedhet brenda pak ditësh

Zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës mund të ndodhë brenda disa ditëve të ardhshme.  Kështu ka lënë të nënkuptohet Kadri Veseli, Kryetar i Kuvendit të Kosovës, i cili ka thënë se zgjedhja mund të ndodhë edhe para protestës së opozitës të planifikuar të mbahet më 17 shkurt.

Por, sic njofton televizioni publik, ai e ka lënë të hapur mundësinë që presidenti i ri të zgjedhet edhe pas kësaj proteste.

Këto komente, i pari i kuvendit i ka bërë pas një takimi që kishte me drejtues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit

Gjatë takimit me përfaqësues të AKP-së, Veseli ka thënë se ka ardhur koha që të dihen uzurpatorët e paligjshëm të pronave në vend.

‘’Qytetarët e Kosovës kanë nevojë të dinë me emër dhe mbiemër se kush ka privatizuar në Kosovë gjatë gjithë këtyre viteve, por edhe se kush janë uzurpatorët dhe përfituesit e paligjshëm në Kosovë.Ka ardhur koha që manipulimet të marrin fund dhe akuzat të qartësohen. Sundimi i ligjit nuk ka alternative’’, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në Facebook./Insajderi