Veseli: Tmerri në Londër, sulm ndaj të gjithëve  

Veseli: Tmerri në Londër, sulm ndaj të gjithëve  

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjarët e viktimave të sulmit në Londër.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ai ka shkruar se sulmi në Londër është sulm për të gjithë ne.

“Sulmi i Londrës do të thotë që ne të gjithë jemi sulmuar. Ngushëllime familjeve të viktimave dhe njerëzve të Mbretërisë së Bashkuar. #Kosova qëndron në mënyrë të vendosur përkrah aleatëve tanë”, ka shkruar Veseli.

Në mbrëmjen e së shtunës në Londër kanë ndodhur tre sulme, ku si pasojë kanë mbetur të vdekur gjashtë persona ndërsa 48 të tjerë janë lënduar.

Policia londineze ka vrarë tre persona të dyshuar ndërsa sulmi është konsideruar si terrorist. /Insajderi.com