Veseli: U përkula me mall para bashkëluftëtarëve

Veseli: U përkula me mall para bashkëluftëtarëve

Lideri i Partisë Denokratike të Kosovës, Kadri Veseli sot ka vizituar kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në ditën e çlirimit të Skënderajt.

Sipas Veselit në Prekaz është shkruar historia e kombit shqiptar.

“Në ditën e çlirimit të Skënderajit, bëra një vizitë në Prekaz, në fshatin që historia e kombit shqiptar e ka të gdhendur me shkronja të përjetshme për kontributin e pallogaritshëm të dhënë në luftën për liri”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka thënë se është përkulur para varreve të bashkëluftëtarëve të cilët u sakrifikuan për shtetin e pavarur të Kosovës.

“U përula me mall e nderim para varreve të bashkëluftëtarëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” të cilët duke sakrifikuar jetët e tyre na mundësuan shtetin e pavarur që gëzojmë sot. Po ashtu pata kënaqësinë që të përuroja rrugën unazore të sapo përfunduar, së cilës i është vënë një emër i bukur e shumë domethënës, 17 shkurti”, ka përfunduar Veseli. /Insajderi.com