Veseli u premton pensionistëve barna falas

Veseli u premton pensionistëve barna falas

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në kuadër të parafushatës zgjedhore ka mbajtur një tubim me qytetarët e Mitrovicës, ku edhe ka folur për sektorin e shëndetësisë.

“Gra e burra të cilët i shërbejnë shëndetit tonë, me shpirt e profesionalizëm, ata janë për ne çdo moment për të na shërbyer, po ne duhet t’i ndihmojmë ata”.

“200 milionë euro dalin çdo vit jashtë Kosovës në vend se të mbesin tek doktorët tanë. Do të përkrahim doktorët tanë, nuk do të lejojmë që doktorët tanë të përgatiten e të dalin jashtë Kosovës”.

Veseli këtu ka premtuar rritjen e pagave për shërbyesit e sektorit të shëndetësisë, njofton Klan Kosova.

Por këtu kreu i PDK-së nuk harroi të premtojë edhe rritjen e pensioneve.

“Pensionistët, si mund të kemi fuqizim të rinjve kur nuk respektojmë të moshuarit, edhe i vjetri ka qenë dikur i ri, do të rrisim pensionet”.

“Do të mundohemi të largojmë barrën e rëndë të tyre për barnat, të gjitha këto do t’i merr përgjegjësi buxheti i Kosovës sepse ka obligim ndaj këtyre njerëzve, kjo është ajo çfarë do të bëjmë”, ka përfunduar ai.