Veseli: Vdekja e Bajram Rexhepit, humbje e madhe për vendin

Veseli: Vdekja e Bajram Rexhepit, humbje e madhe për vendin

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se vdekja e ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, është humbje e madhe për vendin.

“Tejet i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Bajram Rexhepit, ish Kryeministrit të Kosovës dhe ish Nënkryetarit të PDK-së”, ka shkruar Veseli.

“Një humbje e madhe për vendin. Kontributi i tij për Kosovën ishte i madh dhe populli i Kosovës do ta mbajë mend Bajramin si një punëtor dhe shumë të përgjegjshëm”, ka shkruar më tej ai.

Ai ka thënë se Bajram Rexhepi me punën e tij do të mbetet i paharruar.

“Si i tillë, Bajrami do të mbetet i paharrueshëm. Ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë atyre që kishin fatin ta njihnin. Falemnderit stafit mjekësor, vendas dhe të huaj, që treguan kujdes të veçantë gjatë kësaj kohe të rëndë për të”, ka përfunduar ai./Insajderi.com