Veseli: Marrëveshja për demarkacionin javën e ardhshme prezantohet para deputetëve

Veseli: Marrëveshja për demarkacionin javën e ardhshme prezantohet para deputetëve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha para deputeteve të kuvendit se javën e ardhshme para do të prezantohet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi.

Veseli deklaroi se Kuvendi ende nuk ka material zyrtar, me arsyetimin e se nuk janë krijuar kushtet që qeveria ta sjellë atë  material. Për këtë arsyeje edhe nuk e ka marrë iniciativën për  ta vendosur në rend dite.

“Unë do ta merrja iniciativën vetëm nëse ka kërkesë me shkrim për këtë për shkak që kjo është çështje e ndjeshme. Javën e ardhshme do e shpërndaj materialin rreth marrëveshjes për 120 deputetët”, tha Veseli. /Insajderi.com