Veseli: PDK mendon më shum për shtetin, sesa për veten

Veseli: PDK mendon më shum për shtetin, sesa për veten

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë sot se Kosova është duke u rritur, dhe vetëm ata që janë të verbëruar nuk e shohin këtë.

Në një takim me qytetarë në Klinë, Veseli ka premtuar fuqizimin ekonomik të Kosovës, raporton Insajderi.

“Vetëm ata që janë verbëruar nuk e shohin rritjen e shtetit tonë. Duhet me ndërtu këtë shtet, duhet me e fuqizu këtë shtet, ekonomikisht. Ky është fillimi i ri, kjo është e ardhmja e Kosovës”, ka thënë Veseli.

“Fillimi i ri do të thotë fuqizimi i bujqësisë, dhe ne do t’i japim prioritet bujqësisë. PDK mendon më shumë për shtetin, sesa për veten”, ka thënë kryetari i PDK-së.

Veseli ka thënë se për katër vitet e ardhshme, Kosova do të pesëfishojë eksportet e mallrave. /Insajderi.com