Veseli: Vetëm Serbia duhet të frikësohet nga fitorja e ‘koalicionit të lirisë’

Veseli: Vetëm Serbia duhet të frikësohet nga fitorja e ‘koalicionit të lirisë’

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur një tubim sot me qytetarët e Pejës. Kryetari i kësaj partie Kadri Veseli, nga Peja ka premtuar se asnjë mjek nuk do të jetë i pa punë, madje ai premtoj se të gjithë mjekët do të përkrahen për aftësimin  e tyre.

“Nuk do të ketë asnjë mjek i pa punë, nuk do të ketë asnjë specializant të pa punë jo vetëm me punësim por do të përkrahim deri në aftësimin e tyre për shërbim ndaj vendit tonë”, ka thënë Veseli.

Më tutje Veseli premtoj se me qeverisjen e PDK-së pagat e punëtorëve dhe pensionet do të rriten për 30 përqind.

“Do të ketë rritje të pagave për punëtorët dhe pensionistëve për të paktën 30 % ju japin fjalën për këtë”, ka thënë ai.

Më tutje Veseli tha se askush nuk duhet të shqetësohet për fitoren e koalicionit të lirisë, sipas tij të vetmin shqetësim për fitoren e ekipit të lirisë duhet të jetë Serbia.

“A mund ti dal përball Serbisë një koncept që nuk e njeh Kosovën e as shtetin e saj. Nuk është askush që është shqiptar që e donë shtetin e saj e që duhet të jetë i shqetësuar kur bashkohet ekipi i lirisë, vetëm Serbia duhet të shqetësohet”, ka thënë Veseli.