Vetaksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, katër të lënduar

Vetaksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, katër të lënduar

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një vetaksidenti është është shkaktuar të premten në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjeksor.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhë një aksident trafiku. Në aksident ka qenë i përshirë një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë pësuar lëndime trupore.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetë aksidenti”, ka thënë Borovci./Insajderi.com