Vetë-aksident i rëndë në fshatin Rusinovc të Lipjanit – një person i vdekur

Vetë-aksident i rëndë në fshatin Rusinovc të Lipjanit – një person i vdekur

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një vetë-aksidenti trafiku të ndodhur sot rreth orës 15:00 në Rusinovc të Lipjanit, njofton Insajderi.

Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se vetura është përplasur në një shtyllë betoni meqë ka humbur kontrollin në shkaqe ende të panjohura.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran.

Ndërsa, me hetimin e rrethanave se si ka ardhur deri te ky aksident po merren njësiti i trafikut.

“Sot rreth orës 15:00, në aksin rrugor Rusinovc – Shalë ka ndodh një vetaksident trafiku, ku nje veturë për shkaqe akoma të pa sqaruara ka humbur kontrollin dhe është perplas me një shtyllë të betonit. Në këtë aksident është lënduar rëndë një person i cili nuk ka arrit të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran. Me hetimin e rrethanave se si ka ardhur deri te ky aksident po merren njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Insajderi.com