Vetë-aksident në Çagllavicë, lëndohet një person

Vetë-aksident në Çagllavicë, lëndohet një person

Një vetë-aksident trafiku është shkaktuar të premten në Çagllavicë, si pasojë e të cilit shoferja e veturës ka pësuar lëndime.

Ngjarja ka ndodhur të premten e 9 prillit, rreth orës 11:30.

Rastin e ka konfirmuar për Insajderi-n zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:30 në Çagllavicë ka ndodhë aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Si pasojë e këtij vet aksidenti ngasësja e automjetit ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se njësia rajonale e trafikut ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për ekzaminimet e nevojshme rreth rastit.

Gjithashtu, ka bërë të ditur se kanë nisur edhe hetimet për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky vetë aksident. /Insajderi.com