Vetë-aksident në Ferizaj, lëndohet një person

Vetë-aksident në Ferizaj, lëndohet një person

Një person është lënduar në vetë-aksidentin që ka ndodhur gjatë ditës se sotme në fshatin Dardani të Ferizajt, njofton Insajderi.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai ka thënë se personi i lënduar është shoferi i veturës, i cili ka marrë lëndime të lehta trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në ambulancën e Pozhoranit.

“Rreth orës 14:29 në fshatin Dardani të Ferizajt ka ndodhur një vetë-aksident. Si pasojë e vetë-aksidentit është lënduar shoferi i veturës. Personi i lënduar është dërguar në ambulancën e fshatin Pozhoran të Gjilanit. Në vendin e ngjarjes ka dalë policia e cila ka konstatuar se lëndimet janë të lehta”, ka thënë Veseli. /Insajderi.com