Vetë-aksident në Prishtinë – automjeti godet semaforin (Foto)

Vetë-aksident në Prishtinë – automjeti godet semaforin (Foto)

Një vetë-aksident trafiku ka ndodhur gjatë mesditës së sotme në Prishtinë, njofton Insajderi.

Ky aksident ka ndodhur në kryqëzimin që lidh rrugët “Agim Ramadani” dhe “Xheladin Rekaliu”, të Prishtinës.

Sipas dëshmitarëve, nuk ka të lënduar. Insajderi ka provuar të kontaktojë me policinë, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje.

Ndërkohë, vërehen dëme në veturë, si dhe prishja e semaforit që lidhë këto rrugë. /Insajderi.com