Vetë-aksident në Prishtinë, dy persona të lënduar

Vetë-aksident në Prishtinë, dy persona të lënduar

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një vetë-aksidenti të ndodhur gjatë së enjtes në rrugën “C” të Prishtinës.

Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00.

Ndërkaq, të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një vetë-aksident trafiku në rrugën “C”, në Prsihtinë. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Insajderi ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se një veturë e tipit “BMW”, ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale. /Insajderi.com