Vetëm 18 ditë pushtet – deputetja e Albin Kurtit i “merr” meritat për njohjen e Xhamajkës

Vetëm 18 ditë pushtet – deputetja e Albin Kurtit i “merr” meritat për njohjen e Xhamajkës

Deputetja Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka reaguar pas njohjes së Kosovës nga Xhamajka.

Ajo këtë sukses ia ka dedikuar pushtetit të ri, ndonëse kabineti i Albin Kurtit është votuar veç që 18 ditë dhe tema e njohjeve as që ka qenë në agjendë, shkruan Insajderi.

“Sot, Xhamajka e ka njohur Republikën e Kosovës. Erdhi dita për ty Kosovë”, ka shkruar me shumë entuziazëm deputetja në profilin e saj në Facebook.

Madje këtë e ka parë edhe si një “fillim të mbarë”, pasi sipas saj më 2018 kishte vetëm një njohje e në 2019 kishim 0 njohje.

“Era e ndryshimit politik në Kosovë po ndihet edhe jashtë saj. Ky ndryshim do të sjellë njohje të reja…”, vazhdon ajo tutje shkrimin.

Sipas saj kjo “erë e ndryshimit politik” do ta sjell edhe investime, por edhe liberalizimin e vizave.

Shumë më i kujdesshëm në këtë drejtim është treguar shefi i diplomacisë kosovare.

Glauk Konjufca, kolegu i Fitore Pacollit, i cili tash e tutje është përgjegjësi kryesor për njohje dhe që ende nuk e ka bërë asnjë vizitë zyrtare jashtë shtetit që nga marrja e detyrës – vetëm e ka falënderuar qeverinë dhe popullin e Xhamajkës për vendimin miqësor, njohjen.

“Njohja e Republikës së Kosovës është një moment i veçantë i miqësisë në mes të vendeve tona”, ka shkruar Konjufca në Facebook, transmeton Insajderi.

“Qeveria e Republikës së Kosovës do të përcjellë, përmes kanaleve diplomatike, gatishmërinë për të iniciuar lidhjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve tona dhe për të thelluar miqësinë dhe bashkëpunimin në mes të dy shteteve dhe popujve tanë”.

Shpreh mirënjohjen më të lartë qeverisë dhe popullit të Xhamaikës për vendimin miqësor e shumë të mirëpritur për njohjen…

Gepostet von Glauk Konjufca am Donnerstag, 20. Februar 2020

Shteti i Xhamajkas ka vendosur ta njohë Kosovën fiks 12 vjet pas shpalljes së Pavarësisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Presidenti Hashim Thaçi, teksa ka falënderuar kongresistin Eliot Engel për gjithë angazhimin e tij në këtë drejtim.

“Xhamajka ka njohur republikën e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur. Ky është rezultat i punës së vështirë dhe lobimit për vite të tëra nga kongresisti Eliot Engel”, ka shkruar Thaçi në Twitter./Insajderi.com