Të gjithë e prisnin e me pa durim këtë meç, por boksierit amerikan, Deontay Wilder i mjaftuan vetëm dy minuta.
Deontay Wilder i ka mjaftuar vetëm raundi i parë, për të dëshmuar se është kundërshtari kryesor i Anthony Joshua, raporton Insporti.com.
Kampioni i WBC-së në kategorinë e peshave të rënda e ka mbrojtur titullin e tij duke e përfunduar brenda dy minutash meçin ndaj boksierit britanik.
What. A. Punch. pic.twitter.com/A63eF4JPXF
— CBS Sports (@CBSSports) May 19, 2019
Ky triumf është edhe një paralajmërim për Anthony Joshuan, të cilit iu deshën shtatë raunde për të fituar ndaj Breazeale, derisa Wilder e mposhti për dy minuta.Ëilder e nisi furishëm që nga fillimi duke e sulmuar kundërshtarin, i cili u desh të mbrohej dhe të priste shpëtimin nga gongu.“Bomberi i Bronztë” lansoi një goditje të fuqishme të cilën Breazeale nuk arriti ta përballon. Gjyqtari e përfundoi meçin pasi Breazeale nuk arriti të këndellet. /Insporti.com/