Vetëm një hap larg titullit

Vetëm një hap larg titullit

Në tri xhiro të mbetura  për të përfunduar sezoni 2019/20 në Bundesliga, ekipi më i famshëm gjerman, Bayern Munich është vetëm një ndeshje larg të shpallet kampion.

Bavarezët nga 31 ndeshje, kanë 23 fitore, katër barazime e po aq humbje, ku në total kanë tubuar 73 pikë.

Shtatë pikë më pak ka Borussia Dortmund, kur kanë mbetur vetëm edhe tri ndeshje, apo nëntë pikë.

Në rast se Bayern e fiton takimin e radhës ndaj Werder Bremen, atëherë automatikisht do të shpallej ekip kampion në Bundesliga këtë sezon.

Ky do të ishte titulli i 30-të për Bayern Munchen, në histori të klubit. /Insajderi.com/