Vetëm një rast i ri me COVID-19 në komunat serbe në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Vetëm një rast i ri me COVID-19 në komunat serbe në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Vetëm një rast i ri me Coronavirus është shënuar brenda 24 orëve të fundit në zonat e banuara me serbë në Kosovë, njofton Insajderi.

Kjo u bë e ditur nga Shtabi i Krizave i Komunës së Mitrovicës Veriore, të cilët njoftuar se edhe shtatë persona të tjerë që ishin të infektuar deri më sot janë shëruar.

Sipas të dhënave të fundit, në Veri të Kosovës, pesë pacientë u shëruan – dy nga Mitrovica e Veriut dhe tre nga Zubin Potoku dhe nga një pacientë në Graçanicë dhe Shtërpcë.

Sipas Shtabit të Krizave në veri, thuhet se 61 pacientë janë aktualisht në izolim nëpër shtëpi, 28 janë duke u trajtuar në Qendrën Shëndetësore në Mitrovicën e Veriut, një pacient është vendosur në spitalin “Dragisa Misovic” dhe tre në Nish.

Që nga fillimi i pandemisë, në komunat serbe thuhet se janë testuar katër mijë e 777 persona nga të cilët prania e COVID-19 është konfirmuar në 969 njerëz

Aktualisht, 93 raste janë aktive, ndërsa 839 persona janë kuruar.

Deri më tani, 36 njerëz kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në komunat serbe në Kosovë. /Insajderi.com