‘Vetëm nuse s’mund t’jesh ti’, Tayna i kthen përgjigjen epike fanses

‘Vetëm nuse s’mund t’jesh ti’, Tayna i kthen përgjigjen epike fanses

Prej disa ditësh Tayna ndodhet në SHBA ku ka shkuar jo vetëm për pushime, por edhe për punë. Menaxheri i saj bëri  të  ditur se reperja po punon  për videoklipin e ri atje.

Ndërsa vetë Tayna zbouli se kënga e radhës do të jetë baladë duke u rikthyer kështu pas 1 viti me një zhaner të tillë.

Gjatë qëndrimit atje, Tayna ka realizuar edhe disa foto që kanë tërhequr shumë vëmendjen. Në fotot e fundit reperja shfaqet  me rrobabanjo dhe shkruan se është ëndrra e çdo vjehrre.

“Ti gjithçka mund të jesh vetëm nuse jo”, i shkruan një ndjekëse.

“Mirë e ki,  unë jam dhëndri”, i përgjigjet Tayna duke shkaktur të qeshura  mes ndjekësve e replikave të shumta.