Vetëvendosja edhe në këto zgjedhje para LDK-së në Podujevë

Vetëvendosja edhe në këto zgjedhje para LDK-së në Podujevë

Bazuar në rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shumica e qytetarëve nga komuna e Podujevës edhe në këto zgjedhje kanë vendosur të votojnë pro Lëvizjes Vetëvendosje, njofton Insajdri.

Në faqen zyrtare të KQZ-së, bëhet e ditur se deri më tani dihet që tre mijë e 863 votues kanë votuar pro LVV-së në këto zgjedhje, ndërsa një mijë e 582 të tjerë kanë votuar për LDK-në.

Lëvizja Vetëvendosje po prin në shumicën prej komunave të Kosovës në bazë të asaj çka dihet deri më tani.

Ndryshe, kjo parti politike ka arritur të drejtojë komunën e Podujevës edhe në zgjedhjet e fundit komunale, duke arritur që të marrë në dorë qeverisjen 20 vjeçare të LDK-së në këtë komunë. /Insajderi.com