Kandidatët për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, që janë Alban Hyseni i " />

Vetëvendosja  i drejtohet Supremes për votat nga Serbia – U rrezikohen ulëset për shkak të NISMËS

Vetëvendosja  i drejtohet Supremes për votat nga Serbia – U rrezikohen ulëset për shkak të NISMËS

Kandidatët për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, që janë Alban Hyseni i cili nga rezultatet përfundimtare të KQZ-së, doli të ketë 7 mijë e 833 vota, pastaj Enver Haliti i cili ka 7 mijë e 723 vota dhe Arta Bajralija me 7 mijë e 670 vota, kanë bërë ankesë në Gjykatën Supreme, shkruan Gazeta Insajderi.

Këtë e ka bërë të ditur anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, i cili nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kandidatët e kësaj partie mbrojnë mandatet dhe refuzojnë pazaret e PZAP-së.

“Të bindur se këto vendime janë politike në thelb e në formë, tre kandidatët tanë, Enver Haliti, Arta Bajralia dhe Alban Hyseni, të shpallur nga KQZ si deputetë të Listës fituese të Lëvizjes, kanë bërë ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të PZAP-së, e në mbrojtje të së drejtës së tyre si deputetë të zgjedhur, si dhe votën e qytetarëve për Lëvizjen VETËVENDOSJE!”, ka thënë Rrustemi.

Ai ka vazhduar të thotë se pazari i tyre është më i qartë se i qartë për secilin qytetarë: devalvo procesin zgjedhor, konfiguro artificialisht rezultatin zgjedhor e numrin e mandateve.

“Larg e kanë menduar anëtarët e PZAP-së, e ulët kanë bërë hesapet, si vegël e nënshtruar në duart e atyre që i ka kapur makthi që nga nata e 6 tetorit”, është shprehur ai.

Rrustemi,  ka vazhduar duke thënë se vendimet e djeshme të PZAP-së nuk kanë të bëjnë asgjë me procesin zgjedhor, rregullsitë apo parregullësitë, as me të drejtën e votës e ligjshmërinë e votimit.

“Ata kanë vetëm një hall e një synim. Halli është fitorja e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, e synimi ishte zvogëlimi i numrit të deputetëve tanë. Hallin nuk mund të ua heqim, por synimin nuk do të mund ta realizojnë”, thuhet në shkrimin e Adnan Rrustemit./ Insajderi.com