
Gjysmë ore para se të filloj seanca për të miratuar një projektrezolutë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Vetëvendosje ka bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë.
Shefi i grupit parlamentar Glauk Konjufca, ka njoftuar se Vetëvendosje nuk do të jetë pjesë e seancës së sotme, ndërsa ka shpjeguar arsyet e këtij vendimi.
Sipas tij, qeveria në momentin kur ka qenë gati për të rënë nga qeverisja, është ngritur nga PSD-ja me një projekt të sajin.
“Dje u miratuan avancimet e FSK-së drejt një ushtrie të kompletuar dhe ushtarët nuk e lanë entuziazmin e popullit të zgjatë as gjashtë orë. Menjëherë u njoftua se do shkojnë në negociata me Serbinë. Pra, kur po është çështja ngutia, këtu në Kosovë nuk po ka asgjë tjetër për nguti, as për shëndetësinë, as për me luftu korrupsionin, në këtë vend po ka nguti vetëm për një proces vetën kur është në pyetje negociatat me Serbinë. Vetëm për këtë kemi pas seanca të jashtëzakonshme”, tha Konjufca, raporton EO.
Deputetja e VV-së, Abulena Haxhiu ka kritikuar Partinë Socialdemokrate se po i bëhet krah qeverisë për një dialog jo legjitim.
“Sic e keni parë mbrëmë në orët e vona të natës janë mbledhur 42 nënshkrime për rezolutën e propozuar nga PSD. Kjo rezolutë është propozuar nga një subjet minor, dhe që e quan vetën opozitare dhe që qëndron ku qendron shkaku i dialogu nuk po mund të ec tutje, projekti i Thaçit nuk po ec e këtë projekt po tenton ta shpëtojë PSD-ja. Ne nuk do të marrim pjesë në këtë seancë. Aventuarat e Thacit duhet shpallur të pavlershme”, tha Haxhiu.