Vetëvendosja nuk merr pjesë në votimin për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Vetëvendosja nuk merr pjesë në votimin për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Kryesuesja e seancës plenare e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka thënë se shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike duhet të bëhet me shamngie nga afatet e parapara, gjë që i doli kundër Lëvizja Vetëvendosje, transmeton Insajderi.

“Raporti me amandamente nuk iu është shpërndarë deputetëve tre ditë pune para shqyrtimit në seancën plenare, përkatësisht komisioni funksional nuk e ka paraqitur raportin pesë ditë pune para shqyrtimit të dytë në seancën plenare. Prandaj, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike duhet të bëhet me shmangie nga afatet e parapara”, ka thënë Nagavci.

Shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Liburn Aliu, ka njoftuar se deputetët e Vetëvendosjes nuk do të marrin pjesë në votimin e sotëm.

“Parimisht nuk do të duhej që të vinte puna që për kaq kohë të ndodhë një gjë e tillë përmes shmangies. Jemi kundër që ky projektligj të sillet kësisoji me shmangie dhe me këto dokumentë të ardhura vonë, kur ka mundur shumë thjesht të respektohet rregullorja. Në këtë votim, ne nuk marrim pjesë”, ka thënë ai

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike do të bëhet me shmangie me afatet procedurale. /Insajderi.com