Vetëvendosje demanton Ahmetin: Jemi duke i tejkaluar problemet e brendshme

Vetëvendosje demanton Ahmetin: Jemi duke i tejkaluar problemet e brendshme

Përderisa Shpend Ahmeti e quante si gjithçka normale dhe gjithçka të rregullt situatën në Vetëvendosje, kjo gjë është demantuar sot nga partia e tij. Lëvizja Vetëvendosje është duke u përpjekur t’i tejkalojë problemet e brendshme, shkruan Insajderi.

Lëvizja Vetëvendosje para disa çastesh lëshojë një komunikatë për media ku demantoheshin lajmet për publikimin e disa bisedave mes deputetëve të VV-së. Mes të tjerash komunikata sqaronte se këto lajme janë pikërisht në kohën kur VV po përballët me problemet e brendshme.

“Në një kohë kur Lëvizja Vetëvendosje është duke u përpjekur t’i tejkalojë problemet e brendshme. Çdo tentim përmes rasteve të montuara dhe shpifjeve, t’i dëmtojë deputetët e saj, është duke u përpjekur ta dëmtojë Lëvizjen”, thuhej në njoftimin e Vetëvendosjes.

Por, Ahmeti dje pas mbledhjes së partisë kishte thënë diçka krejt ndryshe për gazetaret madje ai i befasuar nga pyetja e gazetares përgjigjet: “jo more s’ka kurrfarë ndarje”.

“Por po ju them që diskutimi është tu shkuar mirë madje në mënyrën ma të mirë të mundshme”, kishte thënë Ahmeti.

Ahmeti kishte mohuar zërat për ndarjen e VV-së kur ishte pyetur nga një gazetare.

“ Jo more s’ka kurrfarë ndarje, kurrfarë fjale njëherë”, kishte thënë Ahmeti gjersa po largohej nga selia e VV-së./Insajderi.com

“Jo more” – reagimi i Ahmetit kur pyetet për ndarje në Vetëvendosje