Vetëvendosje dhe LDK akuzohen për moskreativitet politik, “bëtë deklarata dhe parulla për konsum ditor”

Vetëvendosje dhe LDK akuzohen për moskreativitet politik, “bëtë deklarata dhe parulla për konsum ditor”

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka akuzar Vetëvendosjen dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës për moskreativitet politik.

Ky reagim i tij ka ardhur pas takimit të sontëm – nga i cili dolën pa marëveshje Albin Kurti dhe Isa Mustafa.

“Kërkesat për zgjedhje të parakoheshme menjeëherë mbas fillimit të qeverisë Haradinaj, po nga keto dy subjekte politike, po duket se ne mungesë të kreativitetit politik, kanë qenë deklarata e parulla politike për konsum ditor, me shume se sa angazhim për harmonizim të vlerave e përgjegjësive për udhëheqje me vendin”, ka thënë ai, shkruan Insajderi.

“Rezultatet e 6 tetorit krijuan një situatë të re politike, por spektakli për formimin e koalicionit VV-LDK ka filluar të merr karakter të situatave të vjetra politike”.

“Po i afrohemi periudhes tre mujore nga dita e zgjedhjeve, e takimet mes ketyre dy subjekteve përcillen me zvarritje, përplasje edhe pa marrevshje për të bashkëqeverisur”./Insajderi.com

Lexo edhe: 

Përfundon takimi Kurti-Mustafa – s’ka marrëveshje as sonte

“U pajtuam që të vazhdojmë takimet” – ku po ngec “koalicioni i shpresës”?