Vetëvendosje i reagon Edi Ramës: “Shengeni Ballkanik” është ide e Serbisë, tërhiqu

Vetëvendosje i reagon Edi Ramës: “Shengeni Ballkanik” është ide e Serbisë, tërhiqu

Dega e Lëvizjes Vetvendosje në Tiranë ka publikuar sot një qëndrim publik ku komenton vendimin e qeverisë së Edi Ramës për t’iu bashkuar një projekti bashkëpunimi në Ballkan mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë, projekt që pas takimit të tre kryeministrave, Rama, Zaev dhe Vuçiq mori emërtimin “Shengeni Ballkanik”.

Sipas Vetvendosjes kjo i shërben vetëm Serbisë. LVV i kërkon Ramës që të tërhiqet nga kjo marrëveshje që sipas saj dëmton interesat kombëtare.

“Shqipëria dhe Kosova kanë nëvojë ta unifikojnë politikën e tyre të jashtme dhe atë tregtare në dobi të interesave dhe ekonomisë kombëtare drejt bashkimit dhe zhvillimit të prodhimit vendas”, theksohet në deklartë.

Ky qëndrim mbahet vetëm 2 ditë para ardhjes së kreut të VV Albin Kurti në Tiranë, ku do të festojë fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.