Vetëvendosje kërkon nga Kushtetuesja vlerësimin për Demarkacionin

Vetëvendosje kërkon nga Kushtetuesja vlerësimin për Demarkacionin

Drejtuesi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje! Glauk Konjufca në emër të deputetëve nënshkrues dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese Kërkesën për Vlerësimin e kushtetutshmërisë së Projektligjit nr.06/L-060 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Ratifikimin  për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi”.

Pas dorëzimit në Gjykatë Kushtetuese, Konjufca tha se presim nga Gjykata Kushtetuese një trajtim të paanshëm, pa ndikime, profesional dhe në mbrojtje të kushtetueshmërisë rrjedhimisht dhe të moscenimit territorial të Republikës së Kosovës.

“Shkelja më e rëndë ka të bëjë me sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, është neni 2 i Kushtetutës së Kosovës, paragrafi 2, i cili thotë që integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm dhe është i patjetërsueshëm”, tha ai.

Shpresojmë që Gjykata Kushtetuese ta trajtojë lëndën e dorëzuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe sipas argumenteve dhe duke ju referuar Kushtetutës të konkudojë se me ratifikim të kësaj marrëveshje kemi pasur faktikisht shkelje të rëndë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.