Vetëvendosje: Qëllimi ynë është që PDK të mbetet në opozitë

Vetëvendosje: Qëllimi ynë është që PDK të mbetet në opozitë

Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar edhe njëherë mundësinë e një krijimi të Qeverisë gjithëpërfshirëse në Kosovë, e cila e njëjta mund  të jetë edhe zgjidhja më e mirë për të dalë nga kriza institucionale.

Shqipe Pantina, deputete e VV-së ka treguar për “Indeksonline” se do të marrin pjesë në seancën e ardhshme.  Mirëpo, ajo ka përsëritur qëndrimin e partisë duke theksuar se janë të vendosur që Partinë Demokratike të Kosovës ta dërgojnë në opozitë.

Sipas saj, partia të cilën e drejton Kadri Veseli gjatë qeverisjes aktuale së bashku me LDK-në ka ngecur në shumë çështje të rëndësishme për vendin.

“Ne kemi dhënë qëndrimin tonë për këtë çështje. Mendojmë se PDK duhet të shkojë në opozitë. Por vetëm që nuk ka pasur ndonjë përparim, përkundrazi gjendja në vend është përkeqësuar, është rritur korrupsioni, krimi duke u sulmuar njerëzit në rrugë si dhe janë rritur vjedhjet dhe kështu me radhë”, ka thënë ajo.

Më tej, deputetja e VV-së thotë se shteti po vazhdon që të jetë i kapur nga njerëzit të cilët janë në krye me PDK-në, e këta njerëz, sipas  saj, duhet të përgjigjen në mënyrë që të merren me vetveten dhe të lejojnë rrugë partive tjera që kanë qëllim zhvillimin e vendit.

“Ne jemi kundër një qeverie çfarëdo qoftë ajo pjesë e së cilës është edhe PDK-ja”, ka thënë Pantina