Vetëvendosje reagon pas zhdukjes së dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit

Vetëvendosje reagon pas zhdukjes së dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit

Pas avullimit të mbi dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit, kanë reaguar nga Lëvizja Vetëvendosje, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Facebook, deputeti i partisë më të madhe opozitare, Mefail Bajqinovci, ka thënë se qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti, përveç që po i vidhen paratë e taksapaguesve po ndërhynë edhe në drejtësi e siguri.

Ai tutje ka pyetur se kush do ta hetojë këtë rast, dhe ku do të paraqitet i njëjti, duke ironizuar me rastin e arrestimit të Haki Rugovës.

Postimi i plotë:

Avdullah Hotit, në pikë të ditës po i avullohen mbi 2 milionë euro nga thesari i shtetit, këto janë para të qytetarëve të Kosovës, ndërsa në anën tjetër po ndërhyni në drejtësi dhe siguri.
Nuk e di a guxojnë prokuroria dhe policia e me hetu rastin sepse i mshoni shpat institucioneve.
Ku po don me paraqitë kētë rast? Kush do ta hetoj kētë rast. Jo, Haki Rugova dhe klani i tij, të lutem. /Insajderi.com