Vetëvendosje skeptike se më 24 gusht zgjidhet kryetari i Kuvendit

Vetëvendosje skeptike se më 24 gusht zgjidhet kryetari i Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje do të marrë pjesë në seancën e 24 gushtit, por nuk presin që në këtë datë të bëhet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe rrjedhimisht hapja e rrugës për formimin e Qeverisë.

Fitore Pacolli nga Vetëvendosje thotë se koalicioni PAN është i interesuar që të zvarris këtë proces.

“Ne do të marrim pjesë por nuk e shohim këtë si seancë e cila dot a zgjidhe problemin,in sepse PAN është I interesuar që ta zvarris procesin kjo shihet edhe nga kandidimi i Veselit përsëri si kryetar i Kuvendit”, ka thënë ajo.

Sipas saj, zvarritja e koalicionit PAN për formimin e institucioneve mund të lidhet edhe me zgjedhjet lokale.

“Kërkojnë ta shtyjnë procesin tutje. Poashtu data 24 gusht korrespondon me datën 22 gusht, kur përmbyllen listët për kryetar dhe kandidatët për asamble. Në këtë mënyrë PAN dëshiron ta shfrytëzojë këtë periudhë që të bëjnë pazare me partitë tjera për zgjedhjet lokale”, ka thënë ajo në një prononcim për Klan Kosovën./Insajderi.com