Vetëvendosje – subjekti i parë politik në Kosovë me televizion të vetin

Vetëvendosje – subjekti i parë politik në Kosovë me televizion të vetin

Lëvizja Vetëvendosje është bërë subjekti i parë politik në vend që ka krijuar televizion të vetin, të quajtur “TVV”, njofton Insajderi.

Lidhur me këtë iniciativë nga LVV, ka folur edhe anëtarja e kësaj partie, Albulena Haxhiu, e cila në emisionin Info Magazine, ka thënë se qëllimi i kësaj nisme është paraqitja e qëndrimeve për çështje të caktuara.

“E respektojmë punën që bëjnë mediat dhe gazetarët në Kosovë, por e kemi parë të rëndësishme që ta bëjmë edhe një televizion, ku shpalosim qëndrimet tona, nëse jemi të ftuar në ndonjë medium, ndonjëherë nuk mund t’i përçojmë të gjitha mesazhet e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë ajo.

“Qasja kritike ndaj kësaj iniciative, është e mirëseardhur, megjithatë  ne e shohim të rëndësishme që kemi bërë diçka të tillë”, është shprehur Haxhiu. /Insajderi.com/