Vetëvendosje thotë se do të votojë Projektbuxhetin për vitin 2021

Vetëvendosje thotë se do të votojë Projektbuxhetin për vitin 2021

Lëvizja Vetëvendosje ka ndërruar mendje sa i përket votimit të projektbuxhetit për vitin 2021.

Ushtruesi i detyrës së Shefit të Grupit Parlamentar, Liburn Aliu, ka thënë në Kuvend se do të votojnë pro buxhetit për vitin e ardhshëm.

Ai ka shtuar se sapo të krijohet Qeveria e re, ky buxhet do të rishikohet pastaj.

“Që nga muaji mars apo prill do të kemi mundësi të rishikimit të buxhetit, prandaj ne si Lëvizje Vetëvendosje do ta votojmë këtë buxhet me këto amandamente që janë aprovuar nga Komisioni ku me sa duket janë pajtuar të gjithë partitë. Por jo edhe këto 124 amandamentet tjera që kanë kosto 353 milionë euro”, deklaroi Aliu.

Kuvendi sot është mbledhur për ta votuar projektbuxhetin në lexim të dytë./Insajderi.com