Vetëvendosje tregon nëse ka koalicion në Obiliq

Vetëvendosje tregon nëse ka koalicion në Obiliq

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Obiliq, përmes një reagimi dërguar mediave, ku ka informuar se nuk ka asnjë marrëveshje me AAK-në për zgjedhjet e balotazhit që do të mbahen me date 19 nëntor 2017.

Vetëvendosje fajëson dy persona se manipuluan opinionin duke thënë se VV e mbështet kandidaturën e Xhafer Gashit për Obiliq.

“Të gjitha pretendimet individuale, qoftë edhe të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje që janë në kundërshtim me qëndrimin zyrtar, nuk janë në përputhje me Statutin e organizatës sonë dhe nuk përfaqësojnë qëndrimin tonë”.

“Dy personat që janë thirrur si bartës të kinse një marrëveshjeje të paraqitur në disa media sot për mbështetjen e kandidatit të AAK-së, Xhafer Gashi, nga ana e Vetëvendosje, Abdyrrahman Krasniqi – i shkarkuar nga Lëvizja Vetëvendosje në qershor të vitit 2017, dhe Ali Nimani – i shkarkuar dhe përjashtuar nga Lëvizja Vetëvendosje në fund të rrethit të parë zgjedhor), nuk përfaqësojnë Lëvizjen Vetëvendosje në Obiliq”, thotë Vetëvendosje përmes një reagimi dërguar mediave.