Vetëvendosje vendos flamurin kombëtar te rrethi i qytetit në Podujevë

Vetëvendosje vendos flamurin kombëtar te rrethi i qytetit në Podujevë

Sot në të gjitha trevat shqiptare shënohet 106 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.

Pothuajse në të gjitha komunat e Kosovës janë paraparë aktivitete të ndryshme për shënimin e Ditës së Flamurit – 28 Nëntorit.

Ndërkohë, në Ditën e Flamurit, Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë, te rrethi në rrugën e cila të çon për në fshatin Kërpimeh ka vendosur flamurin kombëtar.

Ditë më parë komuna ka vendosur flamujt në gjithë qytetin.