Vetëvendosjes i bashkohet një pianiste

Vetëvendosjes i bashkohet një pianiste

Lëvizjes Vetëvendosje që nga sot i është bashkuar pianistja Vlora Baruti. Kryetari i VV-së, Albin Kurti përmes një shkrimi ka njoftuar se Baruti është bërë pjesë e kësaj partie.

Pianistja Baruti që nga viti 2006 është kryetare e Shoqatës së Pianistëve të Kosovës.

 

Njoftimi i Plotë:

Vlora Baruti është anëtarja më e re sot e VETËVENDOSJE!-s. Pianiste e diplomuar dhe magjistruar në Prishtinë me përvojë pedagogjike pianistike që prej 24 vitesh. Në vitet 1999-2003 ishte menaxhere e Filharmonisë së Kosovës. Nga viti 2006 ajo është edhe Kryetare e Shoqatës së pianistëve të Kosovës “Bell’arte Kosova”.

Nga viti 2008 është organizatore dhe drejtoreshë e Festivalit ndërkombëtar “Pianisti i Ri”. 14 vite ishte edhe bashkëpunëtore e Fakultetit të Muzikës në UP. Aktualisht punon në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë, ndërkaq ka punuar edhe në shkollën e muzikës me të njëjtin emër në Gjakovë. Muzika është Lëvizje.