Vetëvritet një person në Gjakovë

Vetëvritet një person në Gjakovë

Një person ka tentuar ta varë veten gjatë mbrëmjes së djeshme në Gjakovë, ndërsa është dërguar në spital pa shenja jete, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Policia e Kosovës, në njoftimin e të cilës thuhet se rasti ka ndodhur më 15 nëntor, rreth orës 21:00.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion.

“Gjakovë 15.11.2020 21:12.Nga spitali rajonal është raportuar se viktima m/k ka tentuar të varë veten por viktima në spital kishte arritur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Insajderi.com