Vetëvritet një person në Novobërdë

Vetëvritet një person në Novobërdë

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur të premten në lagjen “Tanki Zabel” në Novobërdë, njofton Insajderi.

Një person ka raportuar në polici se gjyshi i tij ka bërë vetëvrasje.

Policia e Kosovës njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor, i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që hetimet të vazhdojnë”, thuhet në raportin e PK-së./Insajderi.com