Një ligjvënës shtetëror i shtetit Kentaki i cili u përball me akuzat për sulme seksuale ka bërë vetëvrasje të mërkurën.
Lajmi për vdekjen e politikanit, Dan Johnsonerdhi pas 24 orëve pasi që ai kishte mohuar akuzat për sulmet seksuale, pas hetimeve të cilat i kishte kryer njësiti hetimor i Kentuckyit.
Johnson, ishte akuzuar se kishte ngacmuar seksualisht një 17-vjeçare në orët e hershme të Vitit të Ri 2013, shkruan CNN.
Trupi i tij është gjetur afër një ure në Greenwell Ford Road, Washington, në një vend që quhet River Bottoms, përderisa kishte vetëm një plagë në kokë të shkaktuar nga arma e tij.