Veton Berisha me reagim publik: Besojmë tek organet e drejtësisë

Veton Berisha me reagim publik: Besojmë tek organet e drejtësisë

Kryetari i Partisë Egjiptiane të Kosovës, Veton Berisha, ka bërë një reagim publik lidhur me blerjen e votës nga Subjekti Politik Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, për çka thotë se besojnë tek organet e drejtësisë në zbardhjen e këtij rasti, njofton Insajderi.

Këtë reagim Berisha e bëri me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku thotë se “IRDK përmes këtyre veprimeve të kundërligjshme arriti ta devijojë vullnetin e komunitetit Egjiptian.

“PLE-ja parashtron pyetje se si mundet që një subjekt politik siç është IRDK-ja të jetë zë legjitim i komunitetit Egjiptian dhe të e përfaqësoj atë politikisht ku vet që në fillim i njëjti subjekt e keqpërdorë dhe e kontrabandon vullnetin e tyre, i cili është i mbrojtur me Kushtetutë dhe ligjet në fuqi!?”, ka pyetur Berisha në reagimin e tij.

“Tani ne fuqishëm besojmë në organet e drejtësisë së Kosovës, që do ti hetoj këto veprime të jashtëligjshme të IRDK-së, dhe jemi të bindur se pas hetimit të plotë, presim zbulimin e hallkës së organizimit dhe kontrabandimit, me ç‘rast do të zbulohen edhe mbështetësit financiar të IRDK-së, të cilët e mundësuan blerjen e votës në këmbim të çmimit prej 40 euro”, ka shtuar ai. /Insajderi.com