Veton Surroi shfaqet sërish optimist, nuk e humb besimin që mund të jetë pjesë e ekipit negociator

Veton Surroi shfaqet sërish optimist, nuk e humb besimin që mund të jetë pjesë e ekipit negociator

Publicisti Veton Surroi është shprehur optimist në lidhje me mundësinë që t’i bashkohet ekipit negociator të Qeverisë së Kosovës në fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë.

Tash për tash, Surroi në emisionin Rubikon të KTV-së sqaroi se po angazhohet për aq sa mundet në këtë proces. Iniciativa e PSD-së për bashkim në Ekipin Negociator, sipas tij, mund të jetë një hap para ose prapa në proces.

“Në fazën në të cilën jam, në ndihmën që mund të jap është vetëm në këtë, të krijimit të një analize të gjendjes dhe të formulimit të parimeve negociatore dhe e dyta nuk mund të jem pjesë e një procesi i cili nuk është konsensual. Pra duhet të krijohet konsensusi në shoqëri dhe pastaj mund të bëhem edhe pjesëmarrës në cilindo fazë, edhe kështu si jam me aq sa mund të ndihmoj”.

“Hapi i parë i konsensusit në shoqërinë tonë është nëse krijojmë parimet tona negociatore. Nuk mund të zhvillohet një proces negociator nëse nuk e dimë me çfarë parimesh do të udhëhiqemi, me cilat parime të ftohemi dhe cilat parime do t’i pranoj Serbia për të marrë pjesë në këtë proces negociator”.