Vetura përplaset në semafor – aksident i rëndë në Prishtinë [foto]

Vetura përplaset në semafor – aksident i rëndë në Prishtinë [foto]

Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, teksa ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve në rrugë.

Në aksidentin që ndodhi afër Fakultetit Teknik u përfshi një veturë, raporton Insajderi.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po rregullon qarkullimin e veturave, pasi aksidenti ka ndodhur në një kryqëzim që rregullohet nga semaforët. /Insajderi.com